Një kandidat me origjinë shqiptare është zgjedhur deputet në Zvicër dhe fjala është për Islam Alijajn, kandidat i Partisë Socialdemokrate (SP).
Ai ka fituar 95.054 vota nga qytetarët e Zvicrës me të drejtë vote.
Alijaj, duke qenë person me nevoja të veçanta, ështe i njohur për angazhimin e tij të palodhshëm për të drejtat e kategorisë së njerëzve të cilës i takon.
Për një vend në Parlamentin Federal të Zvicrës garuan rreth 30 politikanë me origjinë shqiptare.
