Në jug të Japonisë, gjatë lumit Nishiki është ndërtuar një stacion treni që nuk ka as hyrje as dalje por as pikë shitje biletash. Trenat ndalojnë përkrah tij dhe pasagjerët zbresin, por nuk mund të shkojnë asgjëkundi. Pranë saj nuk ka as zona turistike, vende apo qytete, një vend pothuajse i pabanuar dhe stacioni mund të duket i panevojshëm.
Ky vend quhet Seiryu Miharashi Eki, që përkthehet “Platforma e pamjes së lumit” dhe është ndërtuar me të vetmin funksion, të kuptuarit të rëndësisë së ndalesës, si nga ana fizike dhe ajo mendore. Udhëtarët do të admirojnë panoramën dhe të bëjnë një pushim të thjeshtë. Në fakt ky është një aktivitet që harrojmë ta bëjmë, sidomos në një këtë shoqëri që ecën ka shpejt. Problemi i rutinës së përditshme shumë të shfrenuar është ndjerë veçanërisht në një vend “të stresuar” si Japonia, ku është dhënë alarmi për vdekjet e shkaktuara nga puna e tepërt të quajtura “karoshi”.
Hekurudhat japoneze janë më efiçentet në botë, dhe trenat ecin me jnë shpejtësi të tillë sa në nëntor të 2017 u bë një çështje e shoqërisë Tokyo Tsukuba Express, që kërkoi falje publike pasi kishte lënë stacionin 20 sekonda para.
Seiryu Miharashi Eki është inauguruar më 17 mars të këtij viti por ende nuk ndodhet në hartat e Google. Por në Tvvitter është vlerësuar mjaft shumë, ku udhëtarët kanë postuar foto dhe komentuesit kërkojnë të dijnë ku ndodhet ky vend. Ai është në një mal në Yamaguchi.

