Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Një tjetër aset arkeologjik i shtohet Durrësit/ “Zbulimi më i rëndësishëm gjatë viteve të fundit”

15:49 / January 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aset
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tjetër aset arkeologjik i është shtuar qytetit të Durrësit.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka bërë me dije se gërmimet arkeologjike që i paraprinë hapjes së themeleve të shkollës “Eftali Koçi” zbuluan rrënojat e një muri, ku vihen re disa faza ndërtimi, duke filluar prej periudhës arkaike.

Sipas ministres ky zbulim është një nga më të rëndësishmit gjatë viteve të fundit i cili hedh dritë mbi ndarjen e qytetit antik duke konfiguruar hapësirën urbane dhe hapësirën funerare me nekropolin, si dhe atë të shenjtë.

“Një aset i ri arkeologjik i shtohet qytetit të Durrësit! Gërmimet arkeologjike që i paraprinë hapjes së themeleve të shkollës “Eftali Koçi” zbuluan rrënojat e një muri, ku vihen re disa faza ndërtimi, duke filluar prej periudhës arkaike, një kullë fortifikimi e shek. IV-III para Krishtit, por dhe artefakte, si enë qeramike, figurina, tulla, tjegulla, që datojnë prej shek. V-III para Krishtit. Këto zbulime na çuan në vendimin për zhvendosjen e themeleve të shkollës, hartimin e një projekti konservimi dhe hapjes për publikun. Ky zbulim, një nga më të rëndësishmit e viteve të fundit hedh dritë mbi ndarjen e qytetit antik duke konfiguruar hapësirën urbane dhe hapësirën funerare me nekropolin, si dhe atë të shenjtë. Të dhëna këto deri tani sporadike”, shkruan ministrja.

arkeologjik Durres zbulim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.