Pas Antonio Tajanit, një tjetër italian zgjidhet të drejtojë Parlamentin Europian që doli nga zgjedhjet e majit për Bashkimin Europian.
Eurodeputeti David Sassoli u zgjodh me 345 bota, më shumë se sa maxhoranca e parashikuar. Në fjalimin e tij Sassoli falenderoi presidentit në ikje, Antonio Rajani për punën e bërë në këtë institucion.
Ndërkohë një ditë më parë u nominuan për President të Komisionit Europian gjermania Ursula von der Leyen, për President të Këshillit Europian belgu Charles Michel, francezja Christine Lagarde për Bankën Qendrore Evropiane dhe përfaqësues i lartë për politikë të jashtme spanjolli Josep Borrell.