Kristiano Ronaldo nuk ia kursyer në asnjë çast vetes kënaqësitë për të pasur në pronësinë e tij makina luksoze. Garazhi i portugezit është plot, me marka të cilat ia bëjnë të vështirë zgjedhjen. Megjithatë, kjo nuk e ndalon 35-vjeçarin të vazhdojë të shtojë koleksionin.

Dhurata më e fundit që i ka bërë vetes është një Bugati Centodieci.
Një markë shumë e veçantë dhe kjo faktohet se tashmë Ronaldo është një nga dhjetë pronarët e vetëm që posedojnë një tip të tillë makine. Kujtojmë se në garazhin e tij është edhe një tjetër lloj Bugati Chiron, nga e cila vjen edhe baza e Bugatit të ri që ka marrë Ronaldo.

Ndërkohë, kjo makinë tejet luksoze vjen vetëm disa ditë pasi CR7 vuri në posedim edhe një jaht për 5.5 milionë paund. Mesa duket portugezi ka ditur si të festojë për titullin e dytë radhazi me Juventusin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here