Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Një tjetër operator nënshkruan Deklaratën e Roaming. Një hap më afër uljes së çmimeve midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

17:24 / February 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
telefonate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nga operatorët më të mëdhenj të telekomunikacionit dhe mediave në Evropën Juglindore, nënshkroi Deklaratën e Roaming mes Bashkimit Evropian (BE)dhe Ballkanit Perëndimor (BP) në një takim të Operatorëve të telekomunikacionit nga BE dhe BP sot në Bruksel që po organizohet nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), duke iu bashkuar kështu nismës që do të sjellë uljen e tarifave të roaming midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që nga 1 tetori 2023.

“Më vjen mirë teksa shoh më shumë operatorë të telekomunikacionit që i bashkohen Deklaratës së Roaming-ut ndërmjet BE-së dhe BP-së, pasi kjo iniciativë që po bëjmë me Komisionin Evropian është diçka që do të sjellë përfitime reale, të prekshme jo vetëm për qytetarët e rajonit tonë, por edhe për qytetarët e BE-së. Ne po punojmë pa u lodhur për të nxitur edhe më shumë operatorë të telekomunikacionit që t’i bashkohen kësaj nisme. Kemi ende shumë punë përpara, por presim me padurim këtë tetor”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu.

Në vazhdën e suksesit të “Roam Like at Home” (Fol si n’shpi), mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, operatorët e telekomunikacionit të BE-së dhe BP-së nënshkruan Deklaratën e Roaming në Samitin BE-BP të mbajtur në Tiranë në dhjetor të vitit të kaluar, duke mundësuar kështu uljen e tarifave të roaming-ut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që nga 1 tetori 2023. Kjo Deklaratë është rezultat i angazhimit të fortë të operatorëve të telekomunikacionit të BE-së dhe BP-së dhe mbështetjes së Komisionit Evropian, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, si dhe autoriteteve të rajonit dhe është në përputhje me Tregun e Përbashkët Rajonal Plani i veprimit.

telefon tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

15:24 / August 31, 2026

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, prezantohet projekti në Lezhë

17:00 / August 26, 2026

300 kredi me 0% interes për administratën publike, Ibrahimaj: Ja kur hapen aplikimet

15:55 / August 25, 2026

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.