Ka shkuar në 36 numri i viktimave të koronavirusit teksa Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një 71-vjeçar ng Durrësi. Ai ishte i shtruar prej më shumë se dy javësh.
““Por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një pacient nuk e ka fituar dot betejën me Covid19. Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 71 vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej më shumë se dy javësh”, tha MSH sot.
Deri tani janë shënuar 36 humbje jete. Përkatësisht viktimat janë në: Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1
