Edhe pse shpërthimi i koronavirusit ka përfshirë botën, një numër sëmundjesh të tjera po lulëzojnë. Rastet e gripit të derrit dhe gripit të shpendëve janë raportuar tashmë në Indi dhe vende të tjera. Tani, një burrë nga Kina ka rezultuar pozitiv për hantavirus.
“Global Times” i Kinës ka shkruar se burri nga provinca Yunnan vdiq ndërsa po udhëtonte me autobus për në provincën Shandong. 32 pasagjerët e tjerë u testuan për virusin.
Por, çfarë është saktësisht hantavirusi?
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Kinë, hantaviruset janë një familje e viruseve të cilat përhapen kryesisht nga brejtësit dhe mund të shkaktojnë sëmundje të larmishme te njerëzit.
Ky lloj virusi mund të shkaktojë sindromën pulmonare hantavirus (HPS) dhe ethe hemorragjike me sindromën renale (HFRS).
Sëmundja nuk përhapet në rrugë ajrore, por nga njeriu te njeriu përmes urinës, feçes dhe nëse bien në kontakt me pështymën e brejtësve. Më rrallë nga një kafshim i një brejtësi të infektuar.