Sabrina Lekaj, 20-vjeçarja që u gjet e vdekur brenda makinës së saj në Adelaide të Australisë, ishte një vajzë ambicioze. Studente për imazheri dhe një pianiste e shkëlqyer. Kështu e përshkruan për mediat australiane vajzën shqiptare që dyshohet se u vra nga i ati, një nga mikeshat e saj.
Jana Fandi thotë se vdekja e 20-vjeçares shqiptare kishte tronditur të gjithë miqtë e saj. “Gjatë gjithë shkollës së mesme, ishim shumë afër dhe bëmë shumë gjëra së bashku. Ne të dyja kemi dashur muzikën dhe ajo ishte një pianiste e pabesueshme dhe ne bëmë konkurse së bashku, së bashku me nxënës të tjerë të shkollës. Ajo ishte gjithmonë aty për këdo që ishte rreth saj”, thotë ajo për ABC Nevvs Australia.
Sabrina Lekaj studionte imazhe mjekësore në universitet. “Ajo e donte shkencën, prandaj edhe kishte vendosur të studionte imazhet mjekësore. Ajo donte të ndihmonte njerëzit”,- tha Fandi.
“Ajo më tregonte se donte të gjente një kurë për të gjitha sëmundjet në botës. Ishte shumë mbicioze. Ajo ishte shumë, shumë e zgjuar. Isha gjithmonë aq krenare për të, sepse talenti i saj ishte i pabesueshëm, por ajo gjithmonë do të thoshte: Jo, mund ta bëj më mirë, do ta bëj më mire”.
Sabrina u gjet e pajetë në makinë, dhe i ati i saj Petrit Lekaj, 49 vjeç u gjet gjithashtu në makinë me plagë në bark. Ai është i dyshuari kryesor për ngjarjen.
Mediat e huaja shkruajnë se Sabrina kishte debatuar me të atin, pasi e kishte kaluar mbrëmjen me shoqen e saj në klub.
Lexo edhe- Krimi në familje trondit Australinë, babai shqiptar vret me thikë brenda në makinë vajzën 20-vjeçare
