Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Një ‘vaksinë’ si…BOCELLI!

12:47 / April 13, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
50cdf9bebcfd20f4598f548405f4ea1c L
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Luçiano Golemi/

“Besoj në forcën e t’u Luturit së bashku”

Është kjo një ndër fjalitë e para të një prologu rrënqethës nga tenori i madh Italian, Andrea Bocelli, i cili e jehoi këtë të thënë- thjeshtësisht të komplikuar, me tingujt e një kënge pa dytëse, siç është “Amazing Grace”.

“Le të përqafojmë zemrën që pulson të botës së plagosur…Do të jetë lumturi ta dëshmoj ne ‘Duomo’ gjatë fesës së Pashkës që evokon misterin e Lindjes dhe Rilindjes”-përmbyll tenori i madh fjalën e tij,  duke e mbuluar narrativën me pamjet e kryeqëndrës së Veriut të Italisë, Milanos, krejtësisht e zbrazur, ashtu si edhe sheshi para ‘Duomos’, ku Bocelli nis këndon.

Në këtë kohë kur karantina na ka ofruar një ‘magazinë’ plot me mbeturina psikedelike, mani për t’u shfaqur dhe idiotësi për të shtytur kohën, ku konsiderueshëm shumë njerëz as nuk kanë reflektuar me shërbimin që i jep koha për ta bërë këtë, por ca më keq kanë evidentuar dhe përcjellë artilerinë toksike të mendjeve të sëmura, vjen diçka e tjetërsojtë.

Megjithatë, nuk është kaq zi, raste inspiruese ka pasur plot.

Mjekë në krye të detyrës, solidaritet, lot gëzimi për të shëruarit, etj. e ndërsa ‘kapak’ i të gjithave, kryefjalë e këtij inspirimi, si një ‘vaksinë’ e kaqkërkuar është Bocelli i ‘Vivo per Lei’ (siç e njohim ne shpesh)

Një performance brilante, me kumbimin që ta merr frymëmarrjen dhe ta çon tejposhtë, pastaj të vjen trisht, pastaj gëzim dhe pastaj…buzëqesh…dhe…reflekton!

Emocion i sëgjithshëm, i përhershëm, i përbotshëm.

Që në nisje, kur pamjet brenda Katedrales madhështore ofrojnë lëngim boshësie, Bocelli nis kumton tingujt, tingujt e asaj që kuptohet sa nis se si do të vijojë.

images

Ajo ishte meshë për besimtarët, (pa anashkaluar Papën) po ishte!

26 milionë klikime në më pak se 24 orë- dhe në më pak se 24 orë, e para në trendin e YT Channel (#1ONTREND), statistikat janë të ftohta, por në kësisoj rastesh e shtojnë ngrohtësinë e një mesazhi që ka qetësuar (le të shpresojmë) të sëmurët e pandreqshëm në këtë kohë pandemie globale.

Untitled 1

Andrea Bocelli dëshmoi i vetëm se sa e fortë është e njërzishmja, madje më e fortë kur këndon  vetëm e për të gjithë, sesa kur  zhurmon me të shumtë e për asnjë!

Dëgjojeni ! Shijojeni….hidhërimin dhe lumturimin e vaksinës që s’e gjeti dot as Wuhan-i, as New York-u e as Gates, Musk, Kim Kardashian, Zuckenberg apo “më the e të thash.”

E gjeti ai, i thjeshti…

BOCELLI !

/Tirananews.al

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijon zjarri në Dukat, flakët përhapen në malin e Çikës, ndërhyjnë edhe dy avionë

19:19 / August 21, 2026

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet në fushën e energjisë!

18:42 / August 21, 2026

Beteja me flakët/ “Lëvizni, të gjithë jashtë”, nis evakuimi në Gojan të Madh të Pukës, digjen 4 banesa! 4 familje largohen nga shtëpitë në Mirditë

17:18 / August 21, 2026

Ikën Sokol Sadushi/ Hapet gara për të zgjedhur kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë!

16:59 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.