Shpëlarësi i gojës ka potencialin për të mbrojtur kundër infeksionit COVID-19 duke vrarë koronavirusin përpara se të infektojë qelizat njerëzore, thuhet në një raport të ri.
Koronaviruset i përkasin klasës së “viruseve të mbështjella”, që do të thotë se ato janë të mbuluara nga një shtresë yndyrore që është e ndjeshme ndaj kimikateve të caktuara.
Një ekip studiuesish ndërkombëtarë thonë se shpëlarja e gojës me solucione mund të shkatërrojë shtresën e jashtme të virusit, duke parandaluar përsëritjen e tij në gojë dhe fyt.
Shkencëtarët thonë se ekziston një nevojë urgjente për të testuar efektivitetin e shpëlarësit të gojës, megjithëse aktualisht nuk ka asnjë provë klinike që do të ishte e suksesshme.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri tani nuk ka asnjë provë se shpëlarja e gojës mbron njerëzit nga infektimi me koronavirus.
Autorët e studimit nuk thonë se shpëlarësi aktual i gojës që gjendet në dyqan parandalon COVID-19, por që hulumtimi i mëtejshëm në produktet kimike për shpëlarësin e gojës mund të jetë i dobishëm.
