Para 1 viti bota u shokua kur Rusia nisi një luftë në Ukrainë. Përgjatë 12 muajve, ukrainasit ende rezistojnë ndaj rusëve, ndërsa shumë prej qyteteve janë kthyer në gërmadha. Mijëra të vdekur e të plagosur dhe miliona të larguar nga shtëpitë e tyre.
Presidenti Volodymyr Zelensky për përvjetorin e parë të luftës tha se 2023-shi do të jetë viti i fitores.
“Më 24 shkurt, miliona prej nesh bëmë një zgjedhje. Jo flamuri i bardhë, por ai verdheblu. Jo duke ikur, por duke u përballur. Duke rezistuar dhe luftuar. Ka qenë një vit dhimbjeje, trishtimi, besimi dhe bashkimi. E dimë që viti 2023 do të jetë viti i fitores sonë”, shkruan Zelensky.