Policia e Dibrës bën të ditur se një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në stallën e bagëtive të G. Kosiqi në Maqellarë.
Sopas policisë “në njësinë administrative në Maqellarë, në murin rrethues të stallës së bagëtive, në pronësi të shtetasit G.K, ka patur një dëmtim, dyshohet se me lëndë plasëse”.
Ngjarja vjen një vit pasi në derën e shtëpisë Kosiqi u vra djali i shtëpisë, Elsi. Në atë kohë 32 vjeç ai u ekzekutua në oborrin e shtëpisë. Për këtë ngjarje u arrestua Mehmut Gega, 24 vjeç si autor i dyshuar.