Gjithnjë e më tepër po përhapen ata që quhen hajdutë të “gjeneratës së fundit”, dhe Ford tashmë e ka një zgjidhje. Inxhinierët e saj knë krijuar një bullon revolucionr kundër vjedhjes, e stampuar me teknologjinë 3D.
Bashkë me EOS, furnizuesi lider për solucionet me cilësi të lartë, Ford ka krijuar bullonat antivjedhje (antifurto).
Në fakt, si skanimi i irisit të syrit apo gjurmëve digjitale këta bullona aktivizohen përmes zërit të shoferit. Inxhinierët kanë regjistruar zëri ne drejtuesit për të paktën një sekondë teksa shqipton jnë fjalë, si për shembull “Drejtoj një Ford Mustang” dhe përdorin një softvvare për të konvertuar një valë të vetme zanore në një model fizik të stampueshëm. Ky model transformohet në formën rrethore dhe përdoret si dizenjo për çelësin e bullonave.