Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Njëpërdorimshat!

19:01 / January 19, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mero 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Parta Demokratike e Lulzim Bashës zgjodhi sot një Kryesi të re, e cila së bashku me ekipin e ri drejtues të partisë, vizaton panoramën e një partie pa asnjë produkt politik, për pesë vitet e drejtimit nga Lulzim Basha. Të gjithë figurinat e nevojshme në vitin 2013, për të pasur një garniturë besnikësh dhe njerëz që duheshin shpërblyer për mbështetjen që i dhanë për t’u ngjitur në krye të partisë, u spostuan nga më të rinj, po aq pa idenitetet dhe pa kontribute politike.

Ajo që është tipike për Partinë Demokratike të Lulzim Bashës këto pesë vjet, është që askush nuk ka mbetur në këmbë si figurë politike që t’i rezistojë kohës, edhe pse janë në opozitë.

Të konsumohesh në opozitë më shpejt se në pushtet, do të thotë të kesh një mungesë bazike vlerash dhe aftësish për të qenë politikanë.

Shumë prej atyre që Basha ka hequr nuk është se nuk e meritonin t’i hiqje. Problemi është se ata nuk e meritonin t’i vije, dhe si të tillë kanë vegjetuar kot për pesë vjet në krye të partisë.

Të presësh pesë vjet për shembull, për të hequr Flamur Nokën, Ennon etj, është humbje kohe, që buron nga nevoja për të pasur rreth vetes njerëz që do t’i përdorësh, duke parë se të kanë shërbyer në momente të vështira.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për prurjet e reja të vet Bashës, si çifti Duma – Salianji. Keqkuptimi i tyre eshte se janë thirrur në PD si protagonistë të një brezi të ri politikanësh, dhe vahmirrës të brezit më të vjetër. Dhe ata janë aty si prurje një përdorimshe, që duheshin për të qenë skifterë në momentin e largimit të ikonave të vjetra të PD në vitin 2017.

Parimi që Lulzim Basha po ndjek në PD, sipas motos “përdore dhe hidhe”, nuk është se shkatërron ndonjë sistem vlerash brenda PD-së, pasi një sistem i tillë nuk ekziston, por krijon një shkretëtirë vlerash, pasi pas pesë vitesh, ti e kupton që nuk ke më asnjë produkt politik dhe partia ngjan më e varfër se në ditën e saj më të keqe, kur iku nga pushteti.

Nuk po flas për demokraci të brendshme apo zëra autoritarë, por as për profile të spikatura të pavarura, që mund të bëjnë politikë.

Formula e Bashës është e qartë. Ai për pluralizëm mendimesh ka zgjedhur aleaët e tij të vegjël, që formojnë korin opozitar, kurse vet brenda partisë, ka vendosur të mos ketë as emra, as fytyra, por thjesht numra.

Zgjedhjet e sotme përmbyllën një proces shkretimi në PD, ku i vetmi njeri që u ngrit në karrierë, është Bujar Nishani, falë traditës që kush është personazh i “Antenës”,  bën karrierë në PD.

Të tjerët janë staf teknik i Lulzim Bashës dhe kunatit të vet, të cilët e mendojnë PD-në si një ndërmarrje fitimprurëse, ku të punësuarit duhen ndërruar vazhdimisht, që të mos bezdisin pronarin.

Dikush është përdorur për të bërë Bashën kryetar bashkie, dikush për ta bërë kryetar partie, dikush për të luftuar kundërshtarët e tij në parti etj. Dhe secili pasi ka bërë detyrën është flakur. Si çdo gjë njëpërdorimshe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta si stil jetese me qira

20:16 / June 26, 2026

Protesta nuk i bën punë PD-së edhe sikur ta udhëheqë vetë Berisha

22:39 / June 25, 2026

“Shqipëria e Re” me Kushtetutën e Vjetër

11:06 / June 25, 2026

Pse organizatorët u distancuan nga Goxhaj ndërsa protestuesit e mbështesin?

20:59 / June 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.