Sipas Meteoalb, vendi ynë gjatë paradites është në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pasditja parashikohet të ketë vranësira më të shpeshta në zonat veriore dhe perëndimore, duke sjellë dhe reshje shiu në këto zona.
Bëhet fjalë dhe për zonat e prekura nga tërmeti, ku njerëzit aktualisht janë në çadra për shkak të tërmetit të fuqishëm që tronditi Durrësin, Tiranën e Lezhën.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga 1 deri në 19 gradë Celsius.
