Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Njerëzit nuk mbajnë më, shpërthejnë trazirat në Paris

19:18 / April 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makine flake
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pakënaqësia me mënyrën e zbatimit të masave të izolimit ka bërë të shpërthejnë trazirat në periferitë e Parisit.

Banorët i vunë zjarrin koshave të mbeturinave e disa makina, dhe në fund, lëshuan fishekzjarre kundër forcave të rendit, që u përgjigjen me plumba gome e gaz lotsjellës.

Tensionet u përflakën nga një incident i fundjavës, kur një motociklist u plagos gjatë një kontrolli policor në Villeneuve-la-Garenne. Menjëherë rreth 50 kalimtarë të zemëruar u mblodhën në vendngjarje. 30 vjeçari është shtruar në spital me këmbë të thyer pasi qe përplasur me derën e hapur të makinës së policisë. Banorët janë të bindur se dera ishte lënë ashtu qëllimisht.

Mbi çështjen është hapur një hetim. Mbrëmjen e së dielës, trazirat vazhduan për t`u qetësuar vetëm mëngjesin e sotëm. Kryeministri francez Edouard Philippe deklaroi një ditë më parë se policia ka kryer 13.5 milionë kontrolle që nga fillimi i karantinës në 17 mars. Francezët lejohen të dalin vetëm për qëllime thelbësore dhe me një letër ku shpjegohen arsyet e lëvizjes.

Më shumë se 800.000 vetë janë ndaluar për shkeljë. Ndaj policisë franceze kanë pasur edhe më parë ankesa për brutalitet si gjatë protestave kundër reformës së pensioneve, ashtu dhe gjatë tubimeve antiqeveritare të jelekëverdhëve. Presidenti Emmanuel Macron e ka shtyrë izolimin deri në 11 maj. Franca numëron deri tani 19.700 vdekje dhe gati 153 mijë infektime nga Covid 19.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.