Një kamion i ngarkuar me kanabis, është kapur nga forcat e Policisë së Janinës në të hyrë të fshatit Kallpaq pak kilometra nga kufiri greko-shqiptar.
Burimet zyrtare nga Policia e Janinës bëjnë të ditur se janë arrestuar transportuesit e mallit narkotik të cilët janë të dy nga Gjirokastra.
Droga ishte e paketuar ne pesë çanta, si dhe u sekuestruan edhe katër telefona celularë dhe 1500 euro. Sipas Policisë, një prej kamionëve ishte bosh për të kontrolluar rrugën, në të cilën do ta ndiqte mjeti me çantat me kanabis.
