Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Njeriu i shërbimit sekret iranian do hapte televizion në gjuhën shqipe

20:48 / January 16, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ahmad Hosseini Alast
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ahmad Hosseini Alast, mbante detyrën e atasheut kulturor të Iranit në Shqipëri dhe kishte ardhur në Tiranë katër vite më parë.

Ai u dëbua si i padëshiruar nga Shqipëria për shkak se dyshohej se ishte pjesë e shërbimit sekret Iranian MOIS dhe statusi i atasheut kulturor i shërbente për mbulim. Menjehërë pas mbëritjes ai është emëruar edhe drejtor I fondacionit Saadi Shirazi që ushtron aktivitetin në Shqipëri prej vitit 1996.

Top Channel mëson nga burime të besueshme se Ahmad Hosseini Alast ishte duke punuar me Balkan Sahar, një media në shërbim të politikës se Teheranit dhe me seli në Bosnje për të ndërtuar një television në gjuhën shqipe.

Burimet thonë se këtë detyrë ai e morri më 9 Gusht të vitit 2017, kur udhëtoi për në Teheran dhe u takua me përfaqësues të MOIS(shërbimi sekret i Iranit, forcat Quds, zv.drejtorin e ICRO (Organizatës së Kulturës dhe Marrëdhënieve Islamike), dhe menaxherin e rrjetit televiziv “Balkan Sahar”. Ata diskutuan për lehtësimin e krijimit të një rrjeti televiziv në gjuhën shqipe dhe vendosën t’a vazhdonin.

Alast është një anëtar i stafit të Organizatës së Kulturës dhe Marrëdhënieve Islamike, i cili shërbeu katër vjet si atashe kulturor në Bullgari. Më pas ai u zhvendos në Teheran dhe shërbeu si Kreu i Administratës Europës Lindore dhe Gjermanisë në ICRO për 11 vite. Më vonë, ai u bë këshilltar i Kreut të marrëdhënieve ndërkombëtare në ICRO (Organizatës së Kulturës dhe Marrëdhënieve Islamike). Ahmad u zhvendos në Tiranë në 2016, ku zëvendësoi, Abbas Azizi, ish-atasheun kulturor.

Në 19 Tetor 2017, Alast mori pjesë në një takim në “ICRO HË” kryesore në Teheran, ku u takua me autoritete të MOIS, Forcat Quds, përfaqësues të MIU dhe Kreun e sektorit të Europës dhe Amerikës në ICRO. Në takim, Alast ishte tërësisht i informuar për prezencën e MEK në Shqipëri dhe mori politikën e nevojshme për të kundërvepruar ndaj situatës.

Para se të zhvendosej në Shqipëri, Ahmad kishte punuar për kater vite në shërbimin e këshillimit kulturor në ambasadën iraniane në Bullgari, ku ai inkurajoi 17-18 shtetas bullgarë të udhëtonin në Qom për të bërë trainime teologjike. Një pjesë e këtyre njerëzve u integruan në ideologjine ekstreme të Liderit Suprem dhe tanimë punojnë efektivisht për regjimin Iranian.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Ahmad Hosseini Alast, i dërgoi një raport drejtorit të ICRO, Abuzar Ibrahimi Torkman, dhe citoi se do të performonte aktivitete të ngjashme në Shqipëri.

Ai tha se do të tërhiqte njerëz të rinj nga Alavite ose Sunnitë, ose ndoshta dhe nga sekte të tjera dhe do i kthente në mjete lidhjeje midis Iranit dhe shteteve në rajon. Qëllimi i prezencës kulturore të Iranit në rajon është të trajnojë mullahë, shkrimtarë apo përkthyes që mbështesin aktivitete të regjimit iranian.

Ai u dëbua së bashku me këshilltarin e ambasadës për shkak se kishin dalë nga roli i tyre si diplomatë. Këshilltari rezultonte të ishte anëtar i Gardës Revolucionare të Iranit dhe bashkëpunëtor i ngushtë i gjeneralit Soleiman dhe pjesë e rrjetit që kishte planifikuar të rrafshonte ambasadën e SHBA në Bagdad.(TCH)

Ahmad Hosseini Alast
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë në kokë bashkëshorten

19:04 / August 13, 2026

Zjarr i madh në Halkidiki të Greqisë, autoritetet evakuojnë me urgjencë banorët dhe mijëra pushues

18:41 / August 13, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026

BE-ja përgatitet për valën e re të zgjerimit, Euronews: Shqipëria pranë anëtarësimit, Brukseli nis të mendojë si do të funksionojë me mbi 30 shtete

17:21 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.