Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Njihuni me Gal Hirsch, personi i ngarkuar për të rimarrë pengjet izraelite

16:15 / October 10, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 99f070e269f8d026444fdd858f53a8b3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sqepi i mjellmës së zezë është kthyer kundër Gal Hirsch-it.

I konsideruar si një nga gjeneralët më novatorë dhe më të diskutueshëm kur ishte me uniformë, nëntë vjet më parë ai shkroi një ese mbi teorinë ushtarake për revistën e forcave të armatosura dhe kishte zbatuar intuitën e matematikanit Nissim Taleb në taktikat izraelite: “Kur përballej me një armik që vepron në mesin e popullatës civile, ne duhet të zhvillojmë mjellmën tonë të zezë vdekjeprurëse, e cila vepron në dimensionin e katërt, atë të pasigurisë, paligjshmërisë dhe çrregullimit, jashtë modeleve konceptuale të pranuara dhe të parashikueshme”.

Ngjarja e papritur, e cila prish gjithçka dhe lë pas kaos, u shpalos të shtunën në agim me pushtimin e Izraelit jugor.

Tani Hirsch – i cili pasi u largua nga ushtria kaloi në anën e forcës për përdorim privat për ata që ofrojnë më shumë – do të duhet të përpiqet të zbatojë një koncept tjetër të zhvilluar nga Taleb: antifragjiliteti, sa tronditja dhe stresi mund të na bëjnë më të fortë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka besuar atij detyrën e koordinimit të ekipit që do të merret me “të zhdukurit dhe të rrëmbyerit”, me ata 130 pengje të mbajtura në Gaza – sipas llogarisë së tmerrit të numëruar nga fondamentalistët palestinezë – dhe me ata të cilët nuk janë identifikuar ende (as të gjallë e as të vdekur, ndoshta të rrëmbyer) pas sulmit shkatërrues.

Netanyahu e kishte kërkuar Hirsch si shef policie qysh në vitin 2015, por akuza e FBI-së amerikane – edhe pse nuk përfundoi me asgjë – se kishte korruptuar një ministër gjeorgjian për të marrë kontrata për kompaninë e tij të sigurisë, aktakuza për evazion fiskal në Izrael, e kishin hedhur në erë kandidaturën.

Një ish oficer i Shaldag – një nga njësitë më speciale në mesin e forcave speciale – atij iu desh të tërhiqej në moshën 42 vjeçare, i destinuar të bëhej shef i shtabit, disa muaj pas përfundimit të luftës së dytë të Libanit midis korrikut dhe gushtit 2006: komandant i divizionit përgjegjës për atë front, ai ishte konsideruar pjesërisht përgjegjës për fiaskon, duke filluar nga vrasja e tre ushtarëve dhe rrëmbimi i dy të tjerëve – ndoshta tashmë të vdekur – në patrullë në kufi.

Mbështetësit e zgjuarsisë së tij strategjike, të të menduarit të tij jashtë kutisë, e kanë mbrojtur gjithmonë dhe e kanë konsideruar si një ushtar të sakrifikuar nga politikanët për të mbrojtur veten.

Ai tentoi të hynte në politikë me partinë e tij në vitin 2019, dy vite më vonë deklaroi se kishte kancer: “Jam gati ta fitoj edhe këtë betejë”, kishte 12 muaj që ishte në spital për shkak të plagëve të marra në pritë.

Në jetën e tij ka hasur në shumë mjellma të zeza, tani duhet të përballet me më të errëtat.

“Corriere della Sera”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me luftën në Iran

10:43 / August 29, 2026

Zelensky urdhëron rritjen e sulmeve me dronë ndaj Rusisë: “Nga 300 në 1,000 në ditë”/ Goditen rafineritë, bie prodhimi i benzinës

09:01 / August 29, 2026

Shembja e akullnajës në kufirin Nepal-Tibet ndez alarmin e ekspertëve: Ngrohja globale po rrit rrezikun për katastrofa

08:57 / August 29, 2026

Rusia do të mobilizojë 600 mijë ushtarë

17:56 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.