Të gjithë i mbajmë mend telefonat flip, ata që palosen të llojeve të ndryshme e mesa duket Samsung e risjell fuqishëm me modelin e ri Galaxy Z Flip.
Telefoni me ekran të plotë që paloset në xhep me xhamin revolucionar fleksibël, një kamerë të krijuar për të qëndruar më vete, si dhe një bateri të dyfishtë që zgjat gjithë ditën.
Është një faktor forme krejtësisht i ri, i palosshëm. I vogël, rezistent dhe ndryshe nga çdo gjë që keni pasur në dorë më parë.
Infinity Flex Display i Galaxy Z Flip është një ekran tërheqës Dynamic AMOLED që ofron cilësi të pabesueshme ngjyrash dhe dritë blu të reduktuar. Me korniza të minimizuara dhe pa dhëmbëza, ka 6,7 inç për shikim të mrekullueshëm kinematik.
Galaxy Z Flip paloset dhe e ruan pozicionin në kënde të ndryshme, duke ju dhënë mundësinë të shkrepni fotografi të mrekullueshme në kënd të ulët që luajnë me perceptimin për fotografi që ngacmojnë mendimet. Quajeni pozën e re të fuqishme.
