Chris James është prej vitesh një kameraman mjaft profesionist anglez. Askush nuk e dinte që operatori që filmoi ndeshjen e Anglisë me Kosovën ka qenë 20 vite më parë me objektivin e tij për të filmuar gjendjen në shtetin në luftë.
Ka qenë gazetari Gabriel Clarke i cili përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur dhe historinë interesante të operatorit. Ai thotë se James ka qenë operator në frontin e luftës në 1997 në Kosovë, ndërsa në ndeshje filmonte lojtarët e Kosovës që në atë periudhë të 22 viteve më parë ishin fëmijë të vegjël.
Jeta është plot surpriza dhe kjo është mjaft e bukur për Chris.