Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Njihuni me shqiptarin hero që po ndihmon në Izmir për të shpëtuar jetë pas tërmetit të fuqishëm

15:50 / November 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5fa16b8d0166b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tërmet i frikshëm ka goditur Turqinë para disa ditësh duke lënë deri më tani 107 të vdekur dhe mijëra të plagosur.

Tërmeti e kishte epiqendrën në det dhe ishte i shkallës 6.6 rihter. Në mesin e personave që po ndihmojnë për të kërkuara për trupat që kanë mbetur nën gërmadha është edhe një shqiptar, Andi Mimini.

Ai shprehet se tashmë është radha jonë për ti rikthyer “borxhin” Turqisë për ndihmën që ata na dhanë ne.

“Kemi ardhur për të shprehur mirënjohjen tonë”

Shtetasi shqiptar, Andi Mimini me detyrë në ekip, në një deklaratë për AA tha se me IHH është njohur në Turqi ku ai ndodhet për arsimim dhe se prej 4 vitesh kryen detyrën e koordinatorit të menaxhimit të fatkeqësive.

Duke shpjeguar se tërmetin e ndodhur në Izmir e kanë ndjerë edhe në qytetin Bursa, Mimini tha se menjëherë pas tërmetit kanë mbërritur në Izmir.

Mimini tha se po vazhdojnë punimet pa ndërprerë. “Pak kohë më parë në Shqipëri ndodhi një tërmet. Turqia si shtet dhe si popull na u gjend pranë atje. Edhe ne mbetëm shumë të kënaqur nga kjo. Tashmë është radha jonë që të ndihmojmë. Si shqiptar, bashkë me shokët tanë vullnetarë të tjerë vrapuam, erdhëm këtu duke marrë pjesë në punime për të shprehur mirënjohjen tonë”.

Poashtu edhe siriani, Alaa Eddin Darëish i cili është student në degën e Inspektimit të Strukturave në Universitetin “A?r? ?brahim Çeçen” shpjegoi se kanë ardhur në Izmir për të shpëtuar njerëzit dhe se dje nxorën trupat e pajetë të dy personave.

“Po bëjmë të pamundurën për të shpëtuar personat nën rrënoja. Këtu ndodhemi në rrugën e Allahut. Ndodhem këtu për të shprehur falënderimet e mia për popullin turk”, tha Darëish.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.