Duke marrë shkas nga rritja e fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë nga Aeroporti i Rinasit në këto ditë të sezonit veror, si dhe ardhjen e shumë bashkatdhetarëve nga jashtë, kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare, sidomos Italia, si dhe paraqitjen e testit PCR apo antigen në sportelet e TIA-s të pranimit të biletave, sipas kritereve të vendeve ku udhëtoni, TIA ka dhënë një njoftim të rëndësishëm ku sugjeron që paraqitja në aeroport të jetë 3 orë përpara udhëtimit.

“Kjo kohë do të jetë e mjaftueshme që të organizoheni përpara fluturimit tuaj, qoftë për parkimin e automjetit tuaj, qoftë për kontrollin e dokumentacionit që kërkohet për vendet respektive ku udhëtoni”, thuhet në një njoftim.

Aeroporti i Tiranës thotë se është në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit, sepse kohërat janë të pazakonta, dhe na duhen të gjithëve fuqi të pazakonta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here