Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Njoh 50 Ilir Metaj!”, ish-presidenti: Kam qenë vetëm Sekretar i Rinisë në Fakultet

14:07 / July 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 16 770x427 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i ‘Partisë së Lirisë’, Ilir Meta në një tjetër deklaratë për mediat u shpreh se tashmë do të nisë menjëherë puna për avancimin e revolucionit anti-korrupsion.

Meta u pyet edhe lidhur me letrën e bërë publike nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ku theksoj se në dosje rezulton një politikan i lartë I.M.

Meta theksoi se kjo është një lojë politike që po hapet.  Mes të tjera Meta theksoi se nuk e njeh Autoritetin e dosjeve dhe se sipas tij emrat e tyre do të gdhenden në shtyllën e turpit.

Pjesë nga fjala e Ilir Metës:

Një parlament patronazhistës, i korruptuar dhe me një opozitë ende plot me lulushë. Është shqetësuar se paska ardhur një letër anonime. Po cili parlament është shqetësuar për këtë çështje, Por kush parlament, ai që falsifikoi edhe firmën e kryetarit të parlamentit. Mbante firmën e ish-Kryetarit Gramoz Ruçi, ka qenë kjo Lindita që përdoret, për nevojat e hallexhiut që nuk ia zgjidh më kush hallet, për të hapur një proces për të shmangur vëmendjen. Sa I.M. kanë qenë në fakultetin e Ekonomisë. Se kush ka qenë në rastin e sigurimi të shtetit ata e dinë shumë mirë. Unë kam qenë sekretari i Rinisë së Fakultetit të Rinisë, dhe që atëherë isha si lider. Unë njoh nja 40-50 Ilir Metaj dhe ju e dini që njëri ka qenë edhe deputet. Autoriteti ka një përgjegjësi të madhe. Tani mund të dalin emra që kanë fëmijë, kanë krijuar familje dhe ky është problem dhe përgjegjësi e autoritetit të dosjeve. Ai ka marrë peng deri tani popullin e Shqipërisë. Për çështjen në fjalë siguroj të gjithë qytetarët që Ilir Meta është këtu pas 30 vitesh angazhimi në politike dhe është këtu sepse është dhe do jetë i pastër në ndërgjegjen dhe të vërtetat e tij dhe do të vijojë edhe për 30-40 vite të tjera. Tani ëndrra ime është të bëhem sa më parë kryetar i Referendumit sepse kur një qeveri  del kundër popullit shtypet butoni dhe del referendumi.  Autoriteti i dosjeve nuk ekziston më për mua, ju do ta shikoni si do përfundojë kjo histori. Emrat e tyre do gdhenden në shtyllën e turpit. Tani qenka shqetësuar regjimi i patronazhistëve se paska ardhur një email për I.M që duhet të jetë Ilir Meta, se paska dëmtuar dikë në ’88 apo ’89.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Regjisori Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës

22:43 / October 1, 2026

Videot intime në rrjet, gazetari Harlicaj: Viktimat po trajtohen me qetësues, të përfshirë edhe biznesmenë

21:55 / October 1, 2026

Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë, integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian

13:48 / October 1, 2026

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un ‘steril’, t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit 

13:44 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.