Me nisjen e punës në Kuvend pas fushatës dhe zgjedhjeve, tensioni është tek krahu i opozitës, q pësoi një rezultat drastik dhe hunmbi bastionet e saja. Deputeti Flamur Noka nga grupi i Berishës, e cilësoi 14 Majin si procesin më të turpshëm në historinë e vendit.
“Sot, është një ditë që çdo shqiptar i ndershëm e shikon që para dy ditësh u mbyll një proces, më i turpshmi në historinë e Shqipërisë. Më 14 Maj nuk kishte zgjedhje, por një proces votimi. Ditën e dielë ju konfirmuat se këtu nuk ekziston një qeveri demokratike, por në Shqipëri dita e dielë konfirmoi se ka një narko-regjim. Në Shqipëri u tregua ditën e dielë se vija ndarëse mes partisë dhe shtetit nuk ekziston, parti-shtet ishin të gjithë krim, para krimi, korrupsioni, droge”,-tha Noka.
Nga ana tjetër, Noka paralajmëroi mazhorancën për një përgjigjie nga ana e opozitës, për të gjitha veprimet që ai i quan “të një bande kriminale”.
