Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Non grata” në SHBA, Berisha: Besoj se jam i preferuari i shqiptarëve… (Video)

21:58 / September 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1719247054xberisha 432
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha është shpallur “non grata” në Shtetet e Bashkuara më 19 Maj 2021. Lajm që asokohe e bëri të ditur Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, përmes një postimi në Twitter.

Ai u pyet këtë Enjte në “Opinion” se a e dëmton kjo gjë imazhin e Partisë Demokratike, sidomos në garën e saj elektorale.

-Ju jeni penalizuar nga Administrata amerikane. A e dëmton kjo në imazhin e përgjithshëm e sidomos të zgjedhësve PD-në?

Sali Berisha: Besoj fort se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht nga aktet mafioze të kryera ndaj Sali Berishës, përsëri këto nuk janë dominuese. Është shteti ligjor, është ndarja e pushteteve. Është liria, dinjiteti… Dhe unë kam shumë besim që PD me këto vlera që ndan me miqtë e saj, Shtetet e Bashkuara dhe kudo do të shkojë drejt fitores. Nuk mund të pranohen akte të cilat i shërbejnë sistemit të krimit dhe korrupsionit. Konsolidimit të tij…Nuk mund të pranohet! Dhe të jeni të sigurt se ne do realizojmë, do i tregojmë botës shumë shpejt se ç’përfaqëson organizata kriminale, “SKAP”-i i partisë.

Kryedemokrati theksoi se është “i preferuari i shqiptarëve”.

-A besoni ju se Rama është ende i preferuari i ndërkombëtarëve?

Sali Berisha: Unë besoj se Sali Berisha është i preferuari i shqiptarëve. Për ndërkombëtarët, të zgjedhin vetë, sepse unë nuk kam çfarë të them. Nuk mund të flas në emër të tyre.

Berisha preferuari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.