Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

“Non grata” nuk i duhet më as Berishës, as kundërshtarëve të tij

21:50 / April 18, 20254 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
sbsb 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet të paraqesë humbjen e tij në zgjedhje si një viktimë e shpalljes “non grata” nga SHBA, edhe pse ai e ka zhvlerësuar me betejë politike atë. Për gati katër vjet ai ka bërë një betejë anti-amerikane shembullore, duke nxjerrë për herë të parë në sipërfaqe të shoqërisë shqiptare një anti-amerikanizëm të fshehur, i cili u kthye gati në një lloj ideologjie të grupit të Berishës në PD këto katër vite.

Falë kësaj fryme anti-amerikane, vetë Berisha filloi të kërkojë për aleanca ruse në rajon dhe brenda në SHBA. Është kjo arsyeja që ai një vit më parë ka përfunduar në duart e njeriut më të rëndësishëm të Kremlinit në SHBA, Paul Manafort, i cili është dënuar 7 vjet e gjysmë në SHBA për lidhjet ruse dhe ndikimin e paligjshëm rus në fushatën e Donald Trump në vitin 2016, dhe akte të tjera korruptive.

Berisha u përpoq ta sfidonte sanksionimin prej SHBA si person “non grata” për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë – dhe pati sukses. Së paku ai e bindi Partinë Demokratike se mes një lideri të ri si Lulzim Basha, i mbështetur nga SHBA, dhe Sali Berishës të sanksionuar nga SHBA, ata të zgjidhnin Berishën. Pra, PD e bëri me vetëdije të plotë zgjedhjen kundër SHBA në betejën e saj të brendshme.

Tani që lidhjet e tij ruse në SHBA i janë ofruar për fushatë elektorale, kundrejt pagesave të majme, Berisha po përpiqet ta konsiderojë penalizim shpalljen “non grata”, pasi sipas tij e pengon të shkojë në SHBA.

Nëse problemi i vetëm i “non grata” është udhëtimi në SHBA, Berisha ka të njëjtin problem me Britaninë e Madhe. As atje nuk shkon, pasi dhe aty është “non grata” për lidhje me krimin e organizuar dhe përdorimin e tij në politikë. Madje tifozët e PD në Angli janë më shumë se në SHBA.

Çështja e sanksioneve të tij nga SHBA dhe Britania e Madhe janë çështje politike, jo çështje vize. Dhe Berisha e ka fituar atë betejë brenda PD kundër SHBA. Tani SHBA, në dashtë ta mbajë atë sanksion, në dashtë ta heqë, nuk i prish punë njeriu dhe nuk i ndreq dot punë Berishës.

Nëse Berisha e ka çështje vize, le t’i japin një vizë të shkojë në SHBA dhe ta heqë merakun para se të vdesë, por ai ka pat thënë që jam plak e nuk udhëtoj dot.

Çështja e “non grata”-s është çështje politike, është beteja e tij politike me SHBA dhe ai e ka fituar atë betejë brenda partisë së tij, duke e kthyer atë në një skalion talebanësh anti-amerikanë.

Qëllimi i atij sanksioni ishte pikërisht të distanconte PD-në nga ai. PD nuk u distancua nga ai, por u distancua nga SHBA. Tani çdo gjë tjetër është pa kuptim. Në raport me “non grata”-n, është një betejë e humbur e SHBA, e cila tani duhet të kujdeset më shumë të ruajë autoritetin e saj në Shqipëri, sesa t’i qajë hallin Berishës.

Sali Berisha do të humbasë këto zgjedhje dhe të tjerat, nëse do të qëndrojë ende në politikë, edhe sikur të mos e ketë “non grata”-n.

Ai është “non grata” nga shqiptarët dhe kjo nuk ndryshon as me lekë, as me milionat e familjes së tij të vjedhura nga shqiptarët, as me ushtarë me pagesë nga Kremlini të veshur si amerikanë.

Kjo është e qartë.

Betejën e tij politike me SHBA ai e ka fituar brenda PD-së. “Non grata” e tij nuk i prish më punë as atij, as kundërshtarëve të tij. Madje atyre u bën më shumë punë heqja e “non grata”-s, sesa shkuarja në zgjedhje me të, pasi janë më të lumtur ta mundin, siç e kanë mundur gjithmonë, pa qenë “non grata” nga SHBA.

Kjo shtirja sikur do të humbasë se është “non grata”, është thjesht nxitimi për të gjetur përsëri një alibi anti-amerikane për humbjen.

Ai humbet po aq thellë edhe sikur t’ia heqin sot “non grata”-n, pasi ata që votojnë pro tij, kanë votuar kundër “non grata”-s brenda partisë, dhe ata që votojnë kundër tij, e kanë bërë këtë edhe para “non grata”-s.

berishes kundershtareve Mero Baze non grata Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

21:36 / May 12, 2025

Do pranojë rezultatin e zgjedhjeve nëse njihen nga ndërkombëtarët? Berisha: Vetëm ai lart mund ta ndalojë PD-në

14:28 / May 12, 2025

Berisha thirrje strukturave të PD: Të bëjmë gjithçka që të numërohet çdo votë

13:56 / May 12, 2025

Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është?

12:00 / May 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.