Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nora Malaj largohet nga LSI: Misionin tim politik e kam mbyllur!

18:23 / June 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nora Malaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputetja e LSI Nora Malaj e cila nuk fitoi mandat në zgjedhjet e 25 prillit në një intervistë për Report TV deklaroi se misionin e saj në politikë e ka mbyllur.

Me këtë ka nënkuptuar se ajo do të jetë më e “tërhequr” nga politika, duke marrë një tjetër rol, atë analizues.

Pavarësish kësaj Malaj tha se nuk mund ta quajë veten të anashkaluar nga LSI, duke thënë se ndihet e vlerësuar prej saj por nuk u votua.

“Politika duhet të jetë e ftohtë e drunjtë për të bërë një analizë të plotë. Deri më tani jemi në momentin e vlerësimit të situatës.

Pas krimit zgjedhor po analizojmë të gjithë skenën. Misionin tim politik e kam mbyllur. Kontributi im prej 20 vitesh në politikë ka qenë shumë luajal. Jam ndër të paktat politikane që i kam duart e pastra dhe asnjëherë se kam tradhëtuar misionin tim.

Politikës i duhen njerëz me personalitet e të guximshëm. Shtatori do sjellë një qasje tjetër të vendimarrjes politike.

E dua forcën politike me të cilën është themeluar dhe skam shanse ta quaj veten te anashkaluar nga kjo forcë. I dhashë mundësitë e mia. Isha e 8 në listë u vlerësova dhe s’u votova”, tha Malaj.

Në zgjedhjet e 25 prillit LSI pësoi një rënie drastike, duke marrë 4 mandare. Humbja sipas Nora Malajt i dedikohet “patronazhistëve” dhe sistemit.

“Me një fjali e patronazhistëve dhe gjithë sistemit që pësoi një metamorfozë. Derisa të dalë raporti i plotë çdo koment është i tepërt. Lënia e mandateve ishte një dështim.

Mendoj se ka ardhur momenti për një qasje tjetër politike. Veprimi që ndodhi, që ishte radikal, që su pëlqye nga ndërkombëtarët…

Mendoj që ka kohë pozita për të bërë reflektim. Ka marrë të gjitha pushtetet, vetëm ajri nuk e di a është i gjithpushtetshëm apo mund të na e vendosin me pikatore.

Të mos përdorë gjuhën arrogante që e pamë dhe në zgjedhjet e fundit”, shtoi ish-deputetja.

Ndërsa u pyet për senacën e nesërme plenare ku Kuvendi do të votojë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, tha se Kuvendi është nul dhe çdo vendim që ai do të marrë, është i tillë.

“Ky kuvend është nul dhe çdo veprim i tyre është nul. Në procesin që ndodh ky Kuvend është kalimtar dhe e ka kaluar juridikisht aktivitetin. Çdo koment tjetër s’ka vlera”, tha ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.