Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Normalizohet qarkullimi në Rrugën e Kombit

21:50 / January 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rruga e Kombit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Rrugën e Kombit, gjatë orëve të mbrëmjes ka nisur qarkullimi i automjeteve pas pezullimit të lëvizjes për orë të tëra. Probleme vijon të ketë në aksin Bajram Curri-Valbonë, ku gjatë së enjtes ranë orteqe në 2 vende, që si pasojë bllokuan qarkullimin.

I njëjti fenomen ka ndodhur edhe në Qafën e Malit-Fierzë në vendin e quajtur “Arste” dhe “Porav”. 60 centimetra ka arritur trashësia e dëborës në qytetin e Peshkopisë gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa në zonat e thella tashmë ka kaluar një metër, duke izoluar thuajse të gjithë fshatrat.

“Në rrugën nacionale Peshkopi-Tiranë është bërë i mundur kalimi me zinxhirë, por situata është ende problematike në Qafën e Ulzës dhe në Bulqizë”. Në këtë aks nuk kanë munguar as aksidentet. Në Shkodër, borëpastrueset po mbajnë hapur rrugët nacionale. Një borëpastruese po punon gjatë gjithë kohës në aksin Shkodër-Hani i Hotit, reshjet e dëborës janë intensive.

Edhe në Mirditë, trashësia e dëborës që arrin deri në 40 centimetra, ka sjellë bllokim të rrugëve dhe mungesë të energjisë elektrike. Pjesa më e madhe e fshatrave janë të bllokuara. Një grua nga Labinoti, Katund i Elbasanit, e lindi fëmijën e saj në kushte shtëpie.

Në jug situata më problematike paraqitet në qarkun e Gjirokastrës, pasi të gjitha fshatrat janë izoluar nga dëbora. Kalimi është i mundur vetëm në rrugët nacionale. Në juglindje, bora kalon gjysmë metër. Të gjitha zonat malore në Korçë janë të izoluara. Aksi Korçë-Qafë Thanë-Kapshticë është i kalueshëm normalisht, ndërsa në rrugët e tjera nacionale lëvizet vetëm me zinxhirë. Situata e motit ka krijuar vështirësi edhe në zhvillimin normal të procesit mësimor.

debora rruga e kombit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shuhet” historiani Muharrem Dezhgiu, la pas një veprimtari të pasur me botime e studime

17:19 / September 2, 2026

Tentoi të kalonte nga Shqipëria në Britani me armë zjarri, 42-vjeçari: Bëra qitje me shokët në Tropojë

15:20 / September 2, 2026

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

11:02 / September 2, 2026

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.