Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman ka reaguar pas arritjes së një konsesusi për Zgjedhoren mes partive politike në Shqipëri. Norman thotë se Mbretëria e Bashkuar beson se dialogu është gjithmonë mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet politike.
“Mirëpresim marrëveshjen e sotme ndër-partiake për të ndjekur Reformën Zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR. Mbretëria e Bashkuar beson se dialogu gjithëpërfshirës është gjithmonë mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet politike”, shkruan Norman.