Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Nui ka më kthim pas. Shkollat e Nju Jorkut të mbyllura deri në fund të vitit akademik

15:25 / April 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shba 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Koronavirusi ka bërë që autoritetet lokale në pothuajse gjithë Shtetet e Bashkuara, të marrin vendime të vështira nëse t’i rihapin shkollat këtë vit akademik apo jo.

Në Nju Jork të shtunën u njoftua se distrikti shkollor me 1.1 milionë nxënës do të jenë të mbyllura për këtë semestër, por mësimi online do të vazhdojë ndërsa qyteti përpiqet që të vërë nën kontroll koronavirusin.

Njoftimin e bëri kryetari i Bashkisë, Bill de Blasio të shtunën.

“Është e dhimbshme që më duhet t’ju them se nuk i hapim dot shkollat para fundit të vitit. Por mund t’ju them se është vendimi i duhur. Është e qartë se do të na ndihmojë të shpëtojmë jetë, sepse do të na ndihmojë të garantojmë se strategjitë tona kanë funksionuar, urdhrat për të ndenjur në shtëpi, distancimi social”, tha zoti de Blasio.

Shkollat në qytetin e Nju Jorkut, epiqendra e virusit në Shtetet e Bashkuara, janë mbyllur që më 16 mars. I njëjti vendim është marrë në shumicën e shkollave të Amerikës.

Një përpjekje masive për ta zhvendosur vazhdimin e mësimit në internet, është pritur me reagime të përziera, pasi shumë nxënës me të ardhura të ulëta nuk kanë qasje në internet dhe paisje për marrë pjesë në klasa virtuale.

Zoti De Blasio i vlerësoi mësuesit për atë që ai e quajti përpjekje heroike për të mësuar nxënësit në internet.

“Ne çdo ditë mendojmë – edhe në kohëra normale – se si t’i mbrojmë fëmijët tanë, familjet tona, mësuesit tanë. Nga kjo pikëpamje sigurisht ishte vendimi i duhur”, tha ai.

De Blasio në fillim të krizës së koronavirusit i kishte rezistuar vendimit për hapjen e shkollave, nga frika se punonjësit e shëndetësisë do të duhet të rrinin në shtëpi të kujdeseshin për fëmijët dhe se nxënësit e varfër nuk do të kishin ç’të hanin pa drekat falas që marrin në shkollë.

Një paqartësi tjetër është se guvernatori i shtetit të Nju Jorkut Andrew Cuomo, tha se nuk është marrë vendim ende për mbylljen e shkollave duke shtuar se ky vendim i takon guvernatorit.

Udhëheqësve në gjithë vendin u duhet të marrin vendimin e vështirë që të mbyllin ose jo shkollat deri në fund të vitit shkollor. Disa prej tyre e kanë vendosur një gjë të tillë./VOA/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Analiza e REL: Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

19:38 / August 21, 2026

Meloni për Trump: Besoja se gjërat do të ishin më të lehta, dolën ndryshe

18:01 / August 21, 2026

Skandali me “lopët fantazmë”: Si përfituan fermerët grekë subvencione të BE-së për kafshë që nuk ekzistonin

16:38 / August 21, 2026

Mickoski në Pustec, pa himnin shqiptar – Meçe: Provokacion i mirëmenduar. Kryeministri i RMV duhet të kërkojë falje

15:02 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.