Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Nuk bëhet politikë në kohë krize”, Gjylameti thirrje pozitës: Ndajeni mendjen, për kë jeni këtu?

12:04 / June 30, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 71 696x455 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja socialiste Blerina Gjylamenti u ka bërë thirrje kolegëve të opozitës që të votojnë aktin normativ për kompensimin e çmimeve për disa materiale ndërtimi.

Nga foltorja e Kuvendit, ajo tha se në këto raste qeveria dhe opozita duhet të bëhen bashkë, ndërsa shtoi se duhet ngritur niveli i debatit.

“Nuk e kuptoj çoroditjen totale që kanë disa kolegë të opozitës. Kemi diksutime shumë të mëdha se pse duhet si qeveri duhet të ndërhynim për kontratat në disa sekotrë që janë kyç për ekonominë. Ndërkohë dëgjojmë një çoroditje totale. E kuptoj që ka një çoroditje totale. Kemi patur paketat që janë në mbështetje të familjeve, bizneseve të vogla. Mbështetëm të gjitha familjet për kompensimin e shportës. Ndajeni mendjen, për kë jeni këtu, ndajeni mendjen për çfarë doni të diskutoni. Ua kuptojmë hallin, por nuk ua zgjidhim dot.

Pse nuk ngrihemi në nivelin e një debati konstruktiv në komisione dhe në seancë. Në këto situate të vështira ajo që duhet t’i bëjë bashkë ata që njerëzit i kanë zgjedhur, duhet të jetë interesi i njerëzve. Nuk bëhet politikë në kohë krize. Bëhemi bashkë të diskutojmë, çfarë duhet të bëjmë. A mjaftojnë ndërhyrjet që ka bërë qeveria, a duhet të vijojmë më tutje.

Duhet të kemi diskutime çfarë duhet të bëjmë nëse kriza vazhdon. Çmimet do rriten se nuk janë në dorën tonë. Kolegë të opozitës, ka nga ju që jua dëgjoj shumë mendimin, por ka kolegë tuaj që nuk marrin vesh nga ekonomia dhe marrin përsëripër të flasin për teori ekonmike që ende nuk janë shpikur.

Keni qenë në qeveri, pse nuk keni bërë paketa sociale për njerëzit në nevojë? Pse nuk keni zgjidhur ato problematika që kanë qenë të atyre njerëzve që ju kanë votuar. Kemi 9 vite që ju dëgjojm që që anatemoni çdo politikë që ndërmerr kjo qeveri. Në situata të jashtëakonshme duhet të jemi bashkë. Prandaj politikat e qeverisë kanë treguar që janë të duhurat. Kemi rritje ekonomike më të lartë në krahasim me rajonin. Të nderuar kolegë, ekonmia është dhe sensitivitet, boll me këtë thirrje negative, të qarit dhe të ulëriturit për çdo gjë që po ndodh në këtë vend. Hajde të bëhemi bashkë për të zgjidhur problematikat që kemi.

Unë them që të shikojmë me vemendje aktin normativ, nuk është rast për të votuar kundër, por për të kuptuar që në situate të jashtëzakosnhme, njerëzit duhet të ngrihen në nivel që të përfaqësojnë ata që i kanë votuar, të marrin vendime të jashtëzakonshme”, tha Gjylameti.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë, shkarkohet edhe Evis Sala! Kushi merr postin e nënkryetares së Kuvendit

18:39 / September 8, 2026

Lamallari: Rishikojmë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

13:49 / September 8, 2026

Pagat e drejtësisë/ Balla i përgjigjet Bardhit: I përcakton Kuvendi/ Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave

12:18 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi i drejtohet Peleshi: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjykatat në kolaps për fajin tuaj

11:37 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.