Naftëtarët grevistë të Ballshit nuk dalin nga greva pavarësisht thirrjes së kryeministrit. Aa janë shprehur se duan të kenë një zgjidhje.
Por kreu i qeverisë ka reaguar sërish përmes një postimi në Twitter duke u kërkuar atyre të ndalin grevën për të biseduar.
“Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje”, shkruan Rama.
