Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Nuk do presim ndihmën e Perëndimit”, Zelensky: Do të nisim kundërofensivën ndaj Rusisë

17:25 / April 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelensky 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se Kievi do të nisë ofensivën kundër forcave ruse pavarësisht se nuk është furnizuar me avionë luftarakë nga perëndimi. Ndërkohë, guvernatori i rajonit rus të Brianskut tha se katër njerëz u vranë në orët e vona të së shtunës nga një sulm në një fshat afër kufirit të Rusisë me Ukrainën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shpesh ka bërë thirrje për zgjerimin e ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën.

“Të them të drejtën, do të na ndihmonte shumë. Por ne gjithashtu e kuptojmë se nuk mund ta zvarrisim kundërofensivën, prandaj do ta fillojmë atë para se të marrim avionë F-16 ose modele të tjera të avionëve luftarakë perëndimorë”, tha ai.

Duke folur me gazetarët skandinavë në Kiev, ai shtoi se disa vende, të cilat kanë avionë luftarakë F-16 dhe lloje të tjera avionëve perëndimorë, janë “të gatshëm të na ndihmojnë”. Zoti Zelensky nuk specifikoi se për cilat vende po fliste.

Forcat ajrore ukrainase kanë vetëm avionë luftarakë të epokës sovjetike.

Presidenti Zelensky ushtroi trysni ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për këtë çështje në një takim në Kiev më 20 prill. Ai gjithashtu ka thënë se ka ardhur koha që aleanca ushtarake perëndimore të hapë dyert për anëtarësimin e Ukrainës.

Pasi përballoi ofensivat ruse gjatë dimrit dhe pranverës, të cilat rezultuan në përparime të vogla të trupave ruse në lindje, Ukraina tani shpreson të rimarrë rajonet e pushtuara në jug dhe lindje të vendit në një kundërofensivë në javët ose muajt e ardhshëm.

Ndërkohë, guvernatori i rajonit rus të Brianskut tha se katër njerëz u vranë në orët e vona të së shtunës nga një sulm në një fshat afër kufirit të Rusisë me Ukrainën. Në një shkrim në platformën Telegram, Alexander Bogomaz, fajësoi Ukrainën për sulmin në fshatin rus.

Ukraina nuk ka marrë thuajse asnjëherë përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë apo territoreve që kontrollohen nga Rusia në Ukrainë. Të dyja palët deri më tani kanë mohuar kryerjen e sulmeve ndaj civilëve në thuajse 14 muaj luftime.

Ndërkohë në video-mesazhin e përnatshëm te shtunën në mbrëmje Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi autoritetet ruse se do të mbanin përgjegjësi për sulmet e se premtes në qytetin e Umanit, ku mbetën të vrarë 23 civilë.

Sipas tij, si ata që dhanë urdhrin dhe ata që e ekzekutuan atë janë të gjithë terroristë dhe vrasës dhe do të ndëshkohen./VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Berisha kundërshton raportin e Reformës Territoriale, propozon deri në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

15:10 / July 23, 2026

“Afati ka skaduar!” Balla kundër shtyrjes së mandatit të Territoriales: Komisioni e ka përfunduar mandatin dhe nuk ringjallet

12:03 / July 23, 2026

Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza

10:48 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.