Operacioni i policisë në kontrollin e shtëpive të gjyqtarëve që i zbutën dënimin Dritan Dajtit, vijon ende, teksa dalin dhe pamjet e para nga shtëpia e Skënder Damini.
Atij iu gjetën mijëra euro të cilat i kishte fshihur në sirtarin e veshjeve intime. Kërkesa per kontroll është bërë nga Krimet e Rënda, pas dyshimeve për korrupsion, por ende nuk ka një konfirmim nëse është shënuar një procedim penal për rastin.

