Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Nuk e duroi dot trajtimin, babai terrorizoi me sëpatë mjekët në Gjilan

17:37 / December 27, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një prind i zemëruar me inicialet R.H nga Kosova shkaktoi terror në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit. Ai mbante në dorë një sëpatë dhe tentoi që të sulmonte bluzat e bardha, të cilat nuk i kishin ofruar shërbim vajzës së tij 2 vjeçare. Mjekët u justifikuan se ata vepruan në të tillë mënyrë për shkak të grevës në institucionet shëndetësore në gjithë vendin.

Sulmuesi nuk e goditi mjekun kujdestar, por ai shkatërroi një tavolinë në një zyrë. Ngjarja shkaktoi tronditje te stafi mjekësor, që lajmëroi policinë dhe që menjëherë shoqëroi në komisariat autorin. Shaban Azizi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit sqaroi për gazetën “Zëri” :

“Gjatë ditës së djeshme në mbrëmje nga ora 19:00 një qytetar e ka dërguar një fëmijë në ambulancë dhe duke qenë se mjekët kanë pasur grevë, ata i kanë thënë që jemi në grevë dhe ai është nervozuar dhe ka tentuar ta sulmojë mjekun me sëpatë, por nuk i ka shkaktuar asnjë lëndim. Ka tentuar ta sulmojë vetëm mjekun kujdestar, sepse ai nuk i ka ofruar ndihmën atij dhe ai është revoltuar dhe i ka mëshuar tavolinës. Policia ka reaguar menjëherë, e ka arrestuar atë. Ai është ndalur për 48 orë”, ka thënë ai.

sheger

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit, Selami Xhemajli tha se edhe pse mjekët janë në grevë, ata duhet të ofrojnë shërbimet emergjente.

“Edhe gjatë ditës së djeshme ne i kemi vizituar mjekët, me rastin e grevës që në raste emergjente të ofrojnë shërbime dhe të kenë kujdes me sjelljen ndaj pacientëve. Mendoj që sindikata e mjekëve duhet të jetë më vigjilente për të mbrojtur stafin dhe për të arritur qëllimet e tyre”.

gjilan Kosova mjeke sepate Vajza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, mbytet 20-vjeçari nga Kosova

19:21 / August 26, 2026

Ishte duke u larë në det, mbytet 19-vjeçari nga Kosova në Shëngjin

15:58 / August 24, 2026

Plagoset 45-vjeçari në Delvinë, dyshohet se u godit me sëpatë

14:02 / August 20, 2026

Kapet në Rinas 32-vjeçari i kërkuar nga Kosova për trafik droge, u prezantua me identitet tjetër

10:07 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.