CEO i Pfizer, Albert Bourla ka thënë se ende nuk e ka marrë vaksinën kundër koronavirusit që është prodhuar nga kompania e e tij.
Ai u shpreh se nuk e ka marrë vaksinën për shkak se ka një rregull dhe se të parët që duhet të vaksinohen janë punonjësit e mjekësisë dhe të moshuarit.
“Nuk e kam marrë ende vaksinën. Ka rregulla shumë të rrepta të ndarjes. Ne jemi shumë të ndjeshëm për të mos e prishur radhën” tha Bourla në intervistën e tij të parë që kur vaksina e Pfizer u autorizua nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA për përdorim urgjent .
Bourla tha po ashtu se do të ketë rreth 1.3 miliardë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech të prodhuara globalisht vitin e ardhshëm.
