Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua” – Ylli Manjani iu përgjigjet protestuesve: Kush më shan, është i sharë

17:19 / August 6, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ylli M
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ylli Manjani ka qenë dje i ftuar në një emision televiziv, ku tha se protestuesit e kanë kthyer në personazh. Ai tha se mashtruesit elektronikë zhvendosin çdo gjë nga konteksti.

“Këta persona që më vendosin mua në kontekst të ndryshëm, nuk janë tjetër gjë, përpos se mashtrues elektronikë. Kur kam thënë për ‘bukën e gojës’, e kam pasur në kontekstin e votës dhe jo për të drejtën për protestë.

Shitja e votës nuk justifikohet në emër të bukës së gojës, këtë kam thënë unë më herët në intervistat e mia. Unë nuk u kam thënë unë shqiptarëve që mos dilni në protestë.

Ata që ndryshojnë kontekstin janë mashtrues, janë horra elektronikë. Ata kanë publikuar dhe numrin tim të telefonit dhe kanë nxitur urrejtjen e njerëzve me fjalë, që nuk i kam thënë unë”, tha Manjani.

Ata që quajti mashtrues elektronikë, tha se veprojnë me budallikun e tyre. Përsëriti, duke deklaruar se kush e shan është i sharë.

“Prapë po e them se kush më shan, është i sharë. Është shumë e thjeshtë, është logjikë e pastër. Nuk ka asnjë dashakeqësi në këtë gjë. Kush merret me personin tim, familjen time, që shan nga mëngjesi në mëngjes, është i sharë nga mëngjesi në mëngjes. Unë nuk jam në pushtet, nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua”, deklaroi Manjani.

Ish-ministri u shpreh se protesta nuk e ka të qartë se çfarë dëshiron të arrijë, ndaj e quajti një protestë absurde. Sipas Manjanit, në protestë ka pasur edhe elementë destabilizues dhe vetë shpallja e disa personave non grata e dëshmon këtë.

kuptoj pergjigjet protestuesve shan Ylli Manjani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026

Reforma territoriale në Kuvend/ Drafti prezantohet në komisionin e ligjeve

15:28 / September 23, 2026

Kreu i SHISH në arrest shtëpie, debate në Komisionin e Ligjeve! PD: Ka rënë shteti, siguria kombëtare është cenuar

11:13 / September 23, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.