Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Nuk është e përjetshme! Kaq vite zgjat dashuria mes një çifti

19:56 / May 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cift i
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

A ekziston dashuria e përjetshme? Sipas studimeve më të fundit duket se jo. Për shkak të mosgjetjes së ekuilibrit, keqkuptimeve apo tradhtive pjesa më e madhe e çifteve sot ndahen pa mbushur ende 3 vjet.

Një hulumtim me 1953 persona në Britani ka nxjerrë një rezultat të trishtë: Lidhjet po zgjasin gjithmonë e më pak. Jetëgjatësia mesatare e një historie dashurie, qoftë kjo mes një çifti të martuar ose jo është përafërsisht 2 vjet e 9 muaj. Madje edhe viti i fundit i marrëdhënies kalohet në krizë, që më pas çon drejt ndarjes, shpesh jo të këndshme.

Me mungesën e ekuilibrit, ndjenjave që humbin nga intensiteti, keqkuptimeve apo tradhtitë e 24 për qind e çifteve të martuar, 41 për qind e atyre që bashkëjetojnë dhe 35 për qind e atyre që jetojnë më vete, nuk e festojnë vitin e 3-të të lidhjes.

I kujt është faji? Për 54 për qind të të anketuarve, i rrjeteve sociale, që marrin kohën dhe hapësirën mes një çifti duke favorizuar kështu ndarjen.

79 për qind e të pyeturve ka deklaruar se kanë përdorur në mënyrë të shpeshtë rrjetet sociale si Twitter, Facebook apo Instagram; 34 për qind kanë rrëfyer të kenë humbur partnerin për fajin e këtyre rrjeteve sociale ose sepse kanë rivendosur kontakte me ish-in e tyre. Ndërsa 12 për qind ka pohuar se përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale ka ndikuar në mospasjen e një jete të lumtur si çift.

Ar miku i vërtetë duket të jetë interneti edhe pse për ironi, 36 për qind e çifteve kanë pohuar të jenë njohur përmes rrjeteve sociale dhe bisedave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.