Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Nuk harrojmë dhe nuk falim”, PD tregon arsyen pse u dogjën makinat e kryetares së Ulzës

11:00 / June 7, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makina djegur kalthi
Foto ilustruese
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar ndaj djegies së dy mjeteve të kryetares së kësaj partie në Ulëz duke treguar sipas saj motivet e kësaj ngjarje.

Në një deklaratë për mediat, PD thotë se i vetmi shkak i këtij sulmi është se kjo familje ka ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në protestë.

“I vetmi shkak i këtij sulmi banditesk është fakti se me këto dy makina, familja Kalthi ka ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në protestë, duke shoqëruar edhe qindra qytetarë të tjerë protestues nga Ulza. Postblloqet policore në rrethin e Matit kanë identifikuar makinat si “transportuese” të protestuesve nga Mati në Tiranë dhe mbrëmë, në mes të natës, si hajdutë e banditë, kanë realizuar aktin kriminal”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Lexo edhe- Digjen gjatë natës dy mjetet e kryetares së PD-së së Ulzës, Kalthi: Nuk kam konflikt me njeri

Duke e dënuar këtë akt, demokratët thonë se nuk do e harrojnë dhe as nuk do e falin, teksa thonë se në këtë vend një ditë drejtësia do të vendoset.

“PD dënon ashpërsisht këtë akt qartësisht politik dhe banditesk. Ai është një akt që as do ta harrojmë, as do ta falim. Një ditë, në këtë vend drejtësia do të vendoset dhe para drejtësisë, me Edi Ramën, do të vendosen dhe bandat e banditët që realizojnë akte të tilla, që synojnë intimidimin dhe frikësimin e kundërshtarëve politikë të regjimit kriminal të Edi Ramës”, thotë PD.

makina kalthi
Makina e djegur ne Ulez

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Mesnatën e mbrëmshme, bandat e Edi Ramës në Ulëz të Matit kanë djegur dy makinat e kryetares së strukturës së PD në Ulëz, znj Gjelina Kalthi. Asnjë problem teknik, asnjë konflikt nuk ka patur familja e znj. Kalthi me askënd në Ulëz.

I vetmi shkak i këtij sulmi banditesk është fakti se me këto dy makina, familja Kalthi ka ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në protestë, duke shoqëruar edhe qindra qytetarë të tjerë protestues nga Ulza.

Postblloqet policore në rrethin e Matit kanë identifikuar makinat si “transportuese” të protestuesve nga Mati në Tiranë dhe mbrëmë, në mes të natës, si hajdutë e banditë, kanë realizuar aktin kriminal.

PD dënon ashpërsisht këtë akt qartësisht politik dhe banditesk. Ai është një akt që as do ta harrojmë, as do ta falim.

Një ditë, në këtë vend drejtësia do të vendoset dhe para drejtësisë, me Edi Ramën, do të vendosen dhe bandat e banditët që realizojnë akte të tilla, që synojnë intimidimin dhe frikësimin e kundërshtarëve politikë të regjimit kriminal të Edi Ramës.

Bandat e Edi Rames, betejën me demokratët e qytetarët e Matit e kanë të humbur.

Familja Kalthi, bashkë me qytetarët e tjerë të Ulzës, do të jenë edhe nesër në protestë, para kryeministrisë, në orën 19.00

Malësorët e Matit nuk i nënshtroi dot Enver Hoxha, ata nuk do t’i nënshtrojnë dot as banditët e drogës e të hashashit, në shërbim të kryeministrit ilegjitim të Avdylajve.

Kalthi PARTIA DEMOKRATIKE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.