Deputeti Myslim Murrizi, i ftuar në studion e Open ka debatuar ashpër me analistin Agron Gjekmarkaj. Duke folur rreth projektit më të ri politik që ai përfaqëson, Murrizi foli dhe për të kaluarën e tij politike në PD, duke thënë se është bërë deputet në moshën 27-vjeçare dhe se qëllimi i tij në politik nuk është të sigurojë një ulëse në parlament.
Duke nxjerrë një dokument ku pretendon se nëpërmjet tij mund të gjenden ata që kanë qenë spiunë, Murrizi përplaset keq me analistin Agron Gjekmarkaj.
“Ska bir nënë dhe bir kurve që më akuzon mua për spiun”- u shpreh Gjekmarkaj.
“E kam qejf Agronin se është antikomunist dhe e kam qejf të debatoj me të mbase dhe pas emisionit”- ia ktheu Murrizi.
