Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Nuk ka kompensime për pronarët. Procesi i bllokuar nga Kushtetuesja

15:44 / October 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Yuri Kim Soreca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për vitin 2021, veprimtaria e Agjencisë së Trajtimit është bllokuar thuajse tërësisht. Në raportin për 8 muajt e parë të vitit, të depozituar në Ministrinë e Drejtësisë, Agjencia e Trajtimit të Pronave thekson se shkak është bërë vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila pranoi kërkesën e Shoqatës Pronësi me Drejtësi për rrëzimin e disa neneve të Ligjit të Ri për Kthim Kompensimin. Gjatë kësaj periudhe është vijuar vetëm me trajtimin me kërkesë të veçantë, formulë që u jep mundësi pronarëve të marrin jashtë radhe kompensimin, nëse pranojnë të heqin dorë nga pjesa dërrmuese e shumës totale.

Procesi i ekzekutimeve për vendimeve përfundimtare që kanë njohur të drejtën e kompensimit aktualisht është i bllokuar për shkak se në datën 04.02.2021, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e Shoqatës “Pronësi me drejtësi”, në lidhje me Kushtetutshmërinë e Ligjit 133/2015, neni 6, pika 1, shkronja “b” dhe neni 7, Pika 2, shkronjat “a” dhe “b” dhe VKM 223/2016, të ndryshuar etj. Me zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të botuar në Fletoren Zyrtare nr.37, datë 11.03.2021, është ngritur me Urdhër te Ministrit të Drejtësisë nr. 309 datë 14.04.2021 grup pune për “Hartimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 133/2015”, për të reflektuar në ato pika të cilat u shfuqizuan nga Gjykata Kushtetuese”.

Aktualisht po punohet me anëtarët e grupit të punës në Ministri si dhe me një grup pune nga Avokatura e Shtetit, për të konkluduar në propozimin përfundimtar i cili do të dërgohet Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Shqipërisë për miratimin e tij.

Ndërkaq, Gjate periudhës Janar – Gusht . ATP duke u bazuar ne ligjin 133/2015 “Per trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit te kompensimit te pronave dhe akteve nënligjore”, janë kompensuar 216 subjekte qe kane përfituar kompensim me raste te vecante, thekson raporti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Raporti i OBSH: Gratë në shëndetësi fitojnë 19% më pak se burrat

14:40 / September 20, 2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Ibrahimaj: Mbi 1,700 biznese kanë shprehur interes, 720 në trajtim

12:17 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Qeveria miraton projektligjin për rezervat e naftës dhe nënprodukteve të saj, administrator do të jetë shteti

21:39 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.