Kryeministri Edi Rama iu është drejtuar këtë të diel shqiptarëve me një mesazh të rëndësishëm, që lidhet me krizën energjetike, që sipas tij, ka prekur gjithë tregjet botërore.
Bota po përballet me çmime marramendëse. Çmimi i gazit është rritur me rreth 250%, ndërsa i gazit me 80%. Sipas projeksioneve të sotme, çmimi mund të arrijë deri në 100 dollarë për fuçi, deri në fund të vitit”, tha ndër të tjera Rama.
Mirëpo deklarata e kryeministrit nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët. Ata kanë nisur replikat me kreu e ekzekutivit në platformën sociale facebook duke shkruar se kjo është e pavërtetë dhe se kjo krizë është e sajuar nga qeveritë me qëllim që të rrisin taksat.
Këto komente kryeministri i ka hedhur poshtë duke replikuar me qytetarët dhe duke i sqaruar ata se kjo po ndodh në të gjithë botën.
REPLIKAT:
/Tirananews.al



