Kaosi që ka përfshirë pikën kufitare të Kakavijës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Njerëz të lodhur, të stresuar, pa gjumë, pa ngrënë, me sytë nga shteti për zgjidhje, këto janë pamjet që na kanë ardhur nga Kakavijë gjatë 5 ditëve të fundit.
Por “vulën” kësaj situate ia vënë fotot e mëposhtme, të shkrepura nga gazetari Renaldo Salianji. Një djalë i vogël, me lot në sy, i lodhur nga prijta e madhe në kufi, mban shtrënguar në gjoks pasaportën shqiptare. Ai bashkë me të afërmit e tij i bindet urdhrit të policisë shqiptare duke qëndruar në radhë. Ndërkohë, në një moment dorëzohet, ulet në gjumë dhe nis të qajë./ Dosja.al

