Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, tha këtë të premte në “Barometri” se nuk është dakord me sistemin aktual zgjedhor.
Ai ka propozuar që Shqipëria të jetë një zonë e vetme elektorale, pasi në një vend kaq të vogël, nuk është e nevojshme ndarja në 12 zona administrative, pasi në këtë formë, sipas Shehit vota e shumë qytetarëve humbet.
“Në radhë të parë sistemi vet, produkti politik i sistemit duhet të jetë i ndryshëm nga ky që është sot. Mua nuk më pëlqen. Është një vend i vogël që ndahet në 12 njësi administrative, kolegje elektorale, por ti vendosnim emrin europian, a thua se jemi vend i madh.
Ta thjeshtojmë këtë skemë e të bëjmë 3-4 kushtetuta na e lejon për të mirë të shqiptarëve. Shqiptarët do të përfitonin që vota që kanë votuar të mos u humbasë. Kjo është e thjeshtë nuk kërkon filozofi të madhe”, – tha Dashamir Shehi.