Elton Haxhi nuk do jetë më zëvendës ministër i Ekonomisë dhe Financave. Haxhi ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë.
Mësohet se shkak për largimin e Haxhit nga një ndër dikasteret më të rëndësishme është konflikti që ai ka pasur me ministren Anila Denaj. Mësohet se dy njerëzit më të rëndësishëm në këtë ministri, nuk kanë pasur mendime të njëta dhe Denaj ka marrë vendimin për ta larguar.
“Nuk mund të vijoja më në atë detyrë”, pohoi Haxhi në një prononcim për mediat.