Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë prezantimit të projektligjit për mbrojtjen civile tha se është hartuar me direktiva të BE-së për t’iu afruar legjislacionit të unionit.
Sfida sipas tij tashmë mbetet e përditshme dhe jo vetëm kur shfaqet problematika.
“Hartimi i një baze ligjore ishte domosdoshmeri. Kemi një bazë të re të gatshme për miratim pas bisedimeve të nevojshme. Por përveç kësaj, kemi një trashëgimi të rëndë nga e kaluara që s’mund të adresohet menjëherë. Planet do të jenë të detyrueshme për emergjencat civile edhe për institucionet edhe për sektoret private. Ne nuk mund t’i hapim gropën vetes në përditshmëri dhe kur vjen furtuna ti themi shtetit na nxirr nga gropa”,- tha Rama.
Këtë kapitull do ta shkruajmë me dinjitet tha Rama. “Duke shprehur bindjen se kemi përpara një kapitull të ri për të shkrur në Ministrinë e Mbrojtjes me preferkturat, bashkitë, komunitetet, ju them se këtë kapitull do ta shkrujmë me dinjitet. Shumë respekt pë ata që nuk i shohim në jetën e përditshme por që janë aty sa herë neve na rrrezikohet jeta, janë aty duke vënë në rrezik edhe jetët e tyre”,- tha Rama ndër të tjera.
