Luan Kapaj vlonjati i paepur që refuzoi maskën e oskigjenit për tu kthyer në gërmadha, siç tha dhe kryeminisstri Edi Rama ka rrëfyer në “Ftesë në 5” të Bieta Sulos përjetimet e tij në këto ditë të vështira për vendin.
“E pranova oksigjenin për disa sekonda prandaj ndërhyva se ajo thoshte “aman dua ndihmë”. Dëgjonim zërin, hapa një birrë sa krijova lethësi për ajrin, i futa një bidon me ujë dhe pastaj nxorrëm trupin që ishte akoma në jetë. E rëndësishme është ta mbash psikologjisjht në jetë se gruaja që ne shpëtuam thoshte “pse po vonoheni mua më ka zënë vetëm dera” nuk e dinte që ishte rrëzuar pallati dhe ne nuk mund t’ja thoshim se mund të kalonte në traumë”, është shprehur Kapaj gjatë emisionit.
Ai dhe kolegë të tij të zjarrfikëseve, Forcave të Armatosura Shqiptare dhe forcave ndihmë të ardhur nga Kosova, Italia etj., janë heronjtë e heshtur të këtyre ditëve të cilët nuk ndaleshin me shpresën për të gjetur jetë me gërmadhave.
