Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Nuk ndalen reshjet e shiut në qershor, si do jenë temperaturat

14:40 / June 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
DE9E85A2 E795 4230 96B8 D91BD596FC0E 750x394 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sinoptikania Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për fundjavën dhe gjithë muajin qershor.

Ajo shprehet se edhe gjatë kësaj fundjave nuk do mungojnë reshjet e shiut në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 31 gradë celsius.
Përsa i përket parashikimit të motit për muajin qershor, sinoptikania u shpreh se moti nuk do i jetë shumë i favorshëm, ku pjesa më e madhe e ditëve do shoqërohet me reshje shiu çdo pasdite.

“Sot dhe nesër do të kemi mot të kthjellët dhe pa reshje, do të ketë reshje të izoluara vetëm në zonat malore dhe pjesa tjetër megjithëse do i kemi vranësirat gjatë pasditeve, nuk pritet të ketë reshje. Sot presim temperatura deri në 31 gradë maksimalja, ndërkohë pjesa më e madhe e ultësirës perëndimore luhaten nga 27 deri në 30 gradë. Tirana do të shënojë 29-30 gradë sot në mesditë.

Përsa i përket ditës së shtunë me temperatura relativisht të larta deri në 31 gradë. Vija bregdetare dhe zonat e ulëta me mot të kthjellët, me vranësira, por pa reshje ndërsa zona malore me reshje. Dita e diel do të sjellë një ndryshim tjetër, paraditja me diell dhe temperatura të larta dhe pasditja do të risjellë reshje në pjesën më të madhe të territorit, ku zonat malore do të kenë reshje dhe pjesa tjetër do të ketë momente me reshje të pakta të cilat do jenë kryesisht nga ora 1 e 30 dhe do zgjasin deri në orën 6:30 apo 7 të mbrëmjes, më pas do të kemi përmirësim të motit.

Java që vjen dhe pjesa tjetër e qershorit nuk mund të jetë një muaj shumë i favorshëm duke qenë se reshjet do të jenë prezente pothuajse gjatë gjithë qershorit. Jo çdo pasdite por herë pas here do jenë në mënyrë sporadike dhe prezente, megjithatë javës tjetër kemi rritje të temperaturave, ku termometri do fillojë të shënojë dhe temperaturat 33 gradë”, u shpreh Lajda Porja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.